Mbrëmjen e djeshme është gjetur një 27-vjeçar sirian i pajetë në malin e Moravës.
Sipas informacioneve, dyshohet se viktima ka humbur jetën si pasojë e temperaturave të ulëta dhe ngricave, gjatë ecjes në këmbë në mal. Ende nuk është bërë i ditur identiteti i tij, ndërsa nuk dihet nëse ka ndërruar jetë sot apo para disa ditësh./dritare.net