Komisionin Rregullator për Energjetikë (KRRE) në Maqedoni të Veriut solli vendimin, me të cilin bëhet ulja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës, mesatarisht 0,46% në raport mevendimin e datës 28.11.2022.
Çmimi i shitjes me pakicë i EURODIZELIT (D-Е V) ulet për 2,00 den/l.
Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës ЕUROSUPER BS-95 dhe ЕUROSUPER BS-98 dhe të Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri I(EL-1) dhe të Mazutit М-1 SU nuk ndryshojnë, shkruan AlsatM.
Nga data 2.12.2022, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:
EUROSUPER BS – 95 84,50 (denarë/litër)
EUROSUPER BS – 98 86,50 (denarë/litër)
EURODIZEL BS (D-E V) 84,50 (denarë/litër)
Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) 82,50 (denarë/litër)
Mazut М-1 SU 41,810 (denarë/kilogramë).