Neymar ka këmbëngulur se ka kohë të gjatë që nuk e çan kokën për trofe individual, përfshirë atë kryesorin, Topin e Artë, duke shtuar se përqendrimi i vetëm i tij është fitimi i trofeve ekipor me Paris Saint-Germain.
PSG-ja do të përballet me Manchester Cityn sonte në gjysmëfinalen e parë të Ligës së Kampionëve dhe Neymar mbetet i përkushtuar ta arrijë finalen e dytë radhazi me gjigantin francez.
Megjithëse ka pasur sugjerime vazhdimisht se motivimi kryesor i Neymarit është ta fitojë Topin e Artë, sulmuesi brazilian i hedh poshtë këto sugjerime.
Neymar, i cili është buzë vazhdimit të kontratës me PSG-në, tha: “Jam shumë i lumtur me sezonin që po e kaloj në PSG. Mua nuk më bën për Topin e Artë, është diçka për të cilin nuk mendoj”.
“Ka kohë të gjatë që nuk mendoj më për të. Nuk më bën vërtet. Dua ta fitoj Ligën e Kampionëve, sepse kjo e bën dallimin në jetën dhe karrierën time”, shtoi ai.