UBT News

Neymar lëndohet pesë ditë para ndeshjes me Barçën

Paris Saint-Germain's Brazilian forward Neymar receives medical treatment from medical staff during the UEFA Champions League Group H football match between Istanbul Basaksehir FK and Paris Saint-Germain's, on October 28, 2020, at the Basaksehir Fatih Terim stadium in Istanbul. (Photo by OZAN KOSE / AFP) (Photo by OZAN KOSE/AFP via Getty Images)

Kanë filluar telashet për Mauricio Pochettinon para sfidës me Barcelonën në Champions League.

Kundër Barcelonës të martën në Champions League, me 16 shkurt, mund të mungojë ylli i skuadrës, Neymar Junior.

Ai u dëmtua të mërkurën në Kupën e Francës kundër skuadrës së nivelit të dytë, për çka edhe u fajësua Pochettino që e kishte futur në lojë.

Lëndimi nuk duket të jetë i lehtë, ai ka probleme me gjurin e majtë dhe gjatë ditës së sotme do të bëhen më shumë teste për të kuptuar nëse është e mjaftueshme koha prej pesë ditësh për t’u rikuperuar për ndeshjen e sezonit.

Exit mobile version