Është i rëndë dhe do ta mbajë larg fushës gati dy muaj dëmtimi i pësuar nga Neymar, i cili doli me barelë dhe i përlotur në ndeshjen ndaj Saint-Etienne. “Testet e kryera mbrëmjen e kaluar konfirmojnë se Neymar Jr ka pësuar një ndrydhje të kaviljes së majtë me dëmtim të ligamenteve – raportoi PSG -. Pritet të mos jetë i disponueshëm nga 6 deri në 8 javë. Një përditësim i ri do të bëhet brenda 72 orëve për të qartësuar diagnozën”.
Viti 2021 i Neymar ka përfunduar këtu. Kampioni brazilian do të jetë i detyruar të qendrojë jashtë fushës të paktën deri në mesin e janarit dhe do të tentojë të rikthehet për ndeshjen e 16 janarit ndaj Brestit. Ndrydhja e kyçit të këmbës do ta detyrojë atë të humbasë ndeshjet e Ligue 1 kundër Nice, Lens, Monaco, Lorient dhe Lyon dhe ndeshjen e Champions League kundër Bruges, ndeshja e fundit para fazës me eliminim direkt.