Neymar e bëri të qartë pas fitores së Paris Saint-Germain 5-1 ndaj Istanbul Basaksehir se ai dëshiron të qëndrojë në klubin francez.
E ardhmja e Neymarit ka qenë shumë e përfolur muajve të fundit me një rikthim të tij Barcelona, por transferim që nuk u materializua.
Braziliani deklaroi se do të dëshironte të luante me Lionel Messin disa javë më parë, por duket sikur ai e ka pasur mendjen për tek PSG, pasi ka konfirmuar qëndrimin në Parc des Princes.
“Unë jam shumë i lumtur këtu në Paris”, ka thënë fillimisht Neymar për RMC Sport.
“Jam i lumtur në PSG dhe me shokët e mi të skuadrës. Largimi nuk më ka kaluar në mendje. Duhet të flasim”.
“Marrëdhënia jonë është e mirë, unë jam shumë i lumtur dhe do të shohim se çfarë do të ndodhë”, përfundoi braziliani.
Ndryshe, Neymar shënoi një het-trik në fitoren e PSG-së ndaj Basaksehir të mërkurën në mbrëmje.