UBT News

Neymar e Di Maria mungojnë ndaj Barcelonës

Trajneri i Paris Saint-Germain, Mauricio Pochettino ka publikuar listën e lojtarëve të ftuar për ndeshjen kundër Barcelonës në Champions League.

Ylli brazilian, Neymar, dhe sulmuesi i krahut, Angel di Maria, do të mungojnë ndaj Barcelonës, në ndeshjen e vlefshme për Ligën e Kampionëve.

Lëndimi i brazilianit Neymar është më serioz dhe mund të mungojë edhe në ndeshjen kthyese, ndërsa Di Maria do ta humbë vetëm ndeshjen e parë.

Kampioni i Francës të martën mbrëma zhvillon ndeshjen e parë të 1/8 së finales në garën e madhe evropiane kundër gjigantit katalonjas.

Ndeshja e parë mes këtyre skuadrave zhvillohet në “Camp Nou”.

Exit mobile version