Netflix ka blerë të drejtat për librat klasikë të fëmijëve të Roald Dahl nga familja e autorit. Kjo nënkupton që me marrëveshjen e arritur gjiganti do të ketë tregime sikurse “Charlie and the Chocolate Factory” dhe “The BFG”.
Nga Netflix përmes një komunikate shtypi thanë se dy kompanitë “bashkuan forcat për të sjellë storiet më të dashura për fansat në forma shumë kreative”.
Marrëveshja erdhi tri vite pasi Netflix dhe RDSC punuan bashkërisht në disa seri të animuara, përfshirë edhe një që u bazua në “Charlie and the Chocolate Factory”.
Autori britanik Dahl vdiq në vitin 1990 në moshën 76-vjeçare. Ai ishte krijuesi i roleve sikurse Matilda, the BFG, Fantastic Mr.Fox, Willy Wonka dhe the Twits. Librat e tij janë shitur në më shumë se 300 milionë kopje dhe janë përkthyer në 63 gjuhë, sipas deklaratës së Netflix./UBTNews