UBT News

Nesër publikohet dueti i Labit me motrën

Këngëtari i mirënjohur shqiptar, Labinot Tahiri – Labi nesër do ta publikojë këngën e re. Kësaj here Labi po vjen në duet me motrën e tij, Sarandën.

Kënga është shkruar dhe kompozuar nga Valon Biba dhe Valdrini, kurse videoklipi nga Eurolindi.

“Diasporë e dashur dhe ju qytetarë, e keni dhe do ta degjoni një këngë të mrekullueshme, ku ashtu në këtë këngë kam nxjerrur favorite vajzat!”, shkroi Labi mes tjerash në mbishkrimin e fotografisë, ku u bë e ditur se kënga do të publikohet nesër në ora 16:00./UBTNews

Exit mobile version