Nesër në Prishtinë, në oborrin e Institutit të Albanologjisë, hapet “Panairi i librit të vjetër, të rrallë dhe të përdorur”, edicioni i parë. Ky panair do të mbetet i hapur deri më datë 27 shtator.
Sipas njoftimit, hapja zyrtare e panairit është në orën 11:00.
Në kuadër të panairit do të shënohen edhe disa aktivitete, si:
1. Në bashkëpunim me Agjencinë Shtetërore të Arkivave të Kosovës dhe Drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave të Shqipërisë rihapim ekspozitën Kosova në arkivin e shtetit shqiptar.
2. Më datë 25 shtator, në orën 19.00, në platenë e kafe-librarisë Sonder në Prishtinë mbahet një mbrëmje letrare, kritike, poetike me shkrimtarin Milazim Krasniqi.
3. Më datë 26 shtator, në orën 11.00, në oborrin e Institutit të Albanologjisë përurohet dhe hapet ekspozita e Librit të vjetër dhe të rrallë.
4. Më datë 26 shtator, në orën 19.00, në platenë e kafe-librarisë Sonder në Prishtinë mbahet një mbrëmje letrare, kritike, poetike me shkrimtarin Primo Shllaku.
5. Më datë 27 shtator, në orën 13.00, në hollin e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani” mbahet ora poetike, me moton Pandemia na largoi, poezia na ofroi. Në këtë orë poetike nuk do të ketë publik të pranishëm përpos aktorit dhe interpretuesit Bislim Muçaj, kameramanit, organizatores dhe dy bashkëpunëtorëve. Organizimi nga mediat për publikun do të përcillet “live” (drejtpërdrejt).
6. Më datë 27 shtator, me fillim nga ora 15.00, në oborrin e Institutit të Albanologjisë në Prishtinë organizohet Dita e Dhurimit të Librit. Librat që do të dhurohen, nga botues dhe individë, në këtë edicion do t’u dhurohen bibliotekave të shkollave të Komunës së Prishtinës. Të gjithë librat e dhuruar do të regjistrohen nga aktivistët e panairit dhe dhuruesit do të nënshkruhen në dëshmi me rastin e dhurimit të librave.