UBT News

Nesër fillon vaksinimi masiv në Tetovë

Nga nesër duke filluar nga ora 08:00 deri në orën 20:00, do të bëhet vaksinimi masiv i qytetarëve nga Tetova dhe rajoni i Pollogut.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetarja e komunës së Tetovës, Teuta Arifi, e cila njoftoi se në sallën e mjekësisë në Tetovë po realizohet simulimi dhe trajnimi i stafit shëndetësor, i cili do ta realizojë vaksinimin.

Arifi ka apeluar qytetarët që të respektojnë orarin e vaksinimit.

“Apeloj që qytetarët e paraqitur të respektojnë orarin për vaksinim, me qëllim që ky proces të vazhdojë pandërprerë dhe me efikasitet”, ka shkruar ajo. 

Nesër fillon vaksinimi masiv në Tetovë! 🤗 Nga e marta (04.05.2021), duke filluar nga ora 08:00 deri 20:00, për çdo…

Posted by Teuta Arifi on Monday, May 3, 2021

Në Maqedoni të Veriut në fund të muajit mars ka filluar vaksinimi i qytetarëve kundër COVID-19./UBTNews

Exit mobile version