UBT News

Neil Patrick Harris kërkoi falje për shakanë me kufomën e Amy Winehouse

Ditët e fundit, përdoruesit e rrjeteve sociale kanë ripublikuar një shaka të cilën aktori Neil Patrick Harris e bëri për këngëtaren e ndjerë, Amy Winehouse, pak pas vdekjes së saj.

Winehouse ka vdekur si pasojë e helmimit nga alkooli më 23 korrik të vitit 2011, në moshën 27-vjeçare. Tre muaj pas vdekjes së saj, Harris dhe bashkëshorti i tij, David Burtka, e organizuan një ndejë me rastin e festës “Halloween” ku përfshihej një pjatë ushqimore e dekoruar që të duket si kufoma e Amy Winehouse-it. 11 vjet më vonë, fotografitë me këtë shaka filluan të qarkullojnë në internet sërish. Harris e ka një përgjigje për këtë.

“Së fundmi në mediat sociale ka filluar të qarkullojë një fotografi nga një ndejë e organizuar 11 vjet më parë, nga unë dhe bashkëshorti im, me rastin e festës ‘Halloween’. Në jemi penduar për veprimin tonë atëkohë, dhe vazhdojmë të pendohemi edhe sot. Amy Winehouse ishte një talent që ndodhë një herë në gjeneratë dhe më vjen shumë keq për lëndimet që kjo fotografi i ka shkaktuar”, deklaroi aktori për revistën “Entertainment Weekly”./UBTNews/

Exit mobile version