UBT News

Në Shqipëri, katër të vdekur, 297 raste pozitive dhe 116 të shëruar gjatë 24 orëve të fundit

Në 24 orët e fundit në Shqipëri kanë vdekur katër pacientë, një 61-vjeçar nga Saranda, një 70-vjeçare nga Elbasani, një 73-vjeçar nga Tropoja, një 81-vjeçar nga Durrësi, me sëmundje bashkëshoqëruese.

Ministria e Shëndetësisë informon se gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 1 mijë e 375 testime, nga të cilët kanë rezultuar 297 raste pozitive. Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki: 111 raste në Tiranë, 30 raste në Shkodër, 25 raste në Durrës dhe Korçë, 18 raste në Elbasan, 14 rastë në Pogradec, 12 raste në Fier, nëntë raste në Vlorë, shtatë raste në Krujë, Berat, Sarandë, gjashtë raste në Lezhë, pesë raste në Lushnje dhe Kuçovë, katër raste në Kurbin, tri raste në Kolonjë, një rast në Kavajë, Mirëditë, Mallakastër, Kamëz, Tepelenë, Rroskovec, Shijak, Patos, Cërrik.

Gjatë 24 orëve të fundit u shëruan 116 qytetarë, duke e çuar në 10 mijë e 341 numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 257 pacientë, 19 në terapi intensive nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar./UBTNews

Exit mobile version