UBT News

Në Shqipëri janë vaksinuar rreth 20 mijë policë

Në Shqipëri deri më tani janë vaksinuar rreth 20 mijë policë. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu njofton se numri total i të vaksinuarve në Shqipëri deri më tani është 612 mijë.

“Rreth 20 mijë vaksinime janë kryer për uniformat blu në të gjithë vendin, teksa vaksinimi masiv ka kaluar 612 mijë vaksinime për qytetarët më të rrezikuar. Jemi të vendosur të vijojmë me ritme të shpejta, për të mbërritur në 1 milion vaksinime brenda qershorit”, shkroi ajo në Facebook.

👮‍♀️👮 Rreth 20 mijë vaksinime janë kryer për uniformat blu në të gjithë vendin, teksa vaksinimi masiv ka kaluar 612 mijë…

Posted by Ogerta Manastirliu on Tuesday, May 11, 2021

Shqipëria ka pranuar dje edhe 11 mijë doza të vaksinës Pfizer/BioNTech. Më herët Shqipëria ka siguruar vaksina edhe nga prodhuesi anglo-suedez AstraZeneca, si dhe nga Rusia dhe Kina./UBTNews

Exit mobile version