UBT News

Në mes të luftës, Ukraina zgjedh përfaquesin e vendit në Eurovision

Transmetuesi publik ukrainas ka konfirmuar se Orkestra Kalush do të përfaqësojë vendin në Eurovizion 2022 me këngën “Stefania” pasi Alina Pash u detyrua të tërhiqej, përcjell UBT News.

Alina Pash fitoi Vidbir 2022 – përzgjedhjen kombëtare të Ukrainës për Eurovision 2022 – me këngën e saj “Tini Zabutykh Predkiv”, por për shkak të akuzave se ajo vizitoi Krimenë ilegalisht në 2015, këngëtarja duhej të tërhiqej.

Me një hapësirë bosh, transmetuesi i Ukrainës ftoi Orkestrën Kalush për Eurovision Song Contest 2022 që ishin të dytët në Vidbir me këngën “Stefania”. Ftesa u pranua.

Kujtojmë se Ukraina është një nga vendet më të suksesshme në Eurovizion.

Nga 16 pjesëmarrje Ukraina ka:

Dy fitore: 2004 (Ruslana: “Vallet e egra”) dhe 2016 (Jamala: “1944”)
Dy vendet e dyta: 2007 dhe 2008
Kualifikimi për në finale: 15 nga 15 herë./UBTNews/

Exit mobile version