Asnjë deputet i pavaksinuar nuk do të lejohet të hyjë në sallën e Kuvendit të Shqipërisë. Ky është vendimi që është marrë sot në mënyrë unanime.
“Kemi rënë dakord në mënyrë unanime që Kuvendi të vendosë një afat brenda të cilit nuk do të vijë më në Kuvend asnjë deputet i pavaksinuar. Ky do të jetë një mesazh i fortë i dhënë publikut. Kjo ka qenë dakordësi e të gjithëve”, tha Taulant Balla./dritare.net