UBT News

Në janar të vitit 2022 publikohet albumi ‘i zhdukur’ i të ndjerit David Bowie

Një album i këngëtarit dhe tekstshkruesit David Bowie, që s’u lansua asnjëherë publikisht gjatë jetës së tij, do të publikohet pak ditë para ditëlindjes së tij të 75-të.

“Toy”, albumi që u incizua në vitin 2001 dhe rrodhi online në vitin 2011, do të lansohet në një set me tri CD, më 7 janar.

Sipas producentit Mark Plati, albumi “është zëri i njerëzve të lumtur që luajnë muzikë. Jam shumë i lumtur të them që ky album na takon të gjithë neve”.

David Bowie ka vdekur më 10 janar të vitit 2016, pak ditë pas ditëlindjes së tij të 69-të./UBTNews

Exit mobile version