UBT News

Ndonëse janë ndarë, ish e dashura e Elon Musk ende shkruan këngë për të

Grimes duket se ka shkruar për ish të dashurin e saj, Elon Musk, në këngën e saj të re, “Player of Games”.

Gjatë gjithë këngës, këngëtarja 33-vjeçare këndon për dashurinë me “lojtarin më të madh”.

Grimes - Player of Games (Lyric Video)

“Unë jam e dashuruar me lojtarin më të madh”, thotë ajo, “por ai gjithmonë do ta dojë lojën më shumë sesa mua”.

Sipas NDTV.com, Musk po krijonte video lojëra përpara se të bëhej milioner në moshën 27-vjeçare. Themeluesi i Tesla-s, tani 50 vjeç, kishte treguar se ai ende luan Halo, një video-lojë fantastiko-shkencore ushtarake, transmeton UBT News.

Spekulimet se kënga e re e Grimes mund të jetë për Musk bëhen edhe më evidente rreth pikës 0:36 të videoklipit, kur ajo këndon, “​As dashuria nuk mund të të mbante në vendin tënd”.

Musk i tha ekskluzivisht Page Six në shtator se puna e tij ishte arsyeja kryesore për ndarjen e tij nga Grimes.

“Kjo është sepse se puna ime në SpaceX dhe Tesla kërkon që unë të jem kryesisht në Teksas ose të udhëtoj jashtë shtetit dhe puna e saj është kryesisht në LA”, tha ai në atë kohë.

Grimes dhe Musk ishin në lidhje për tre vjet dhe kanë një fëmijë së bashku: djalin X Æ A-12, i njohur si “Baby X”./UBTNews/

Exit mobile version