Kathryn Kates vdiq të shtunën “pas një beteje të vështirë me kancerin në mushkëri” në Florida.
Përfaqësuesit e Kates konfirmuan lajmin për PEOPLE, duke theksuar se aktorja vdiq të shtunën “pas një beteje të vështirë me kancerin në mushkëri”. Ajo shtoi se një memorial për Kates është duke u planifikuar për pranverë.
Në skenat e teatrit të Nju Jorkut dhe Los Anxhelosit, Kates fitoi role shumë të dukshme televizive në mesin e viteve ’90.
Kohët e fundit, Kates u shfaq në filmin e shkurtër të vitit të kaluar “Welcome to Sarajevo” dhe portretizoi Angie DeCarlo në filmin prequel të Sopranos, “The Many Saints of Newark”. Ajo së fundi kishte përfunduar aktrimin në një projekt të ri, të titulluar “Maybe There’s a Tree”.
Një ditë pas vdekjes së saj, një video u postua në llogarinë e Kates në Instagram, në të cilën ajo performoi një sonet. Klipi u shoqërua nga një mbishkrim emocionues, ku mes të tjerash shkruhej, “Mësojini të tjerëve atë që keni mësuar nga unë dhe unë do të jetoj përgjithmonë”./UBTNews/