UBT News

Ndërron jetë ikona e muzikës, Ronnie Spector

Ka ndërruar jetë në moshën 78-vjeçare ikona e muzikës, Ronnie Spector.

Ronnie Spector njihet për hitet “Be My Baby” dhe “Walking in the Rain”, dhe gjithashtu si drejtuese e grupit ‘Ronettes‘.

Spector vdiq të mërkurën pas një beteje me kancerin, tha familja e saj. Ndërsa detaje tjera nuk u zbuluan për publikun.

Spector, së bashku me motrën e saj Estelle Bennett dhe kushërirën Nedra Talley, shënuan hite me kryeveprat e muzikës pop si “Baby, I Love You”, “Walking in the Rain”, “I Can Hear Music” dhe “Be My Baby”./UBTNews/

Exit mobile version