UBT News

Ndërpritet operacioni për shuarjen e flakëve në Karaburun, shkak era e fortë

Operacioni i Forcave të Armatosura të Shqipërisë, të cilët me mjete rrethanore do të ndërhynin për shuarjen e flakëve në Gadishullin e Karaburunit, është ndërprerë.

Shkak për këtë ndërprerje është bërë era e fortë dhe tymi i dendur, çka mund të rrezikonte jetën e ushtarëve dhe punonjësve të ADZM dhe prefekturës, njofton Top Channel.

Pritet ulja e fuqisë së erës në mënyrë që të rinis puna për shuarjen e zjarrit, pasi era e fortë ishte problem edhe për ndërhyrjen nga ajri me helikopterë.

Sakaq zjarret janë duke u kthyer në rrezik serioz edhe për parkun e Llogarasë.

Exit mobile version