UBT News

Ndahet pop grupi APRIL

Pop grupi korean, APRIL u nda pas gjashtë vitesh. Lajmi u konfirmua nga agjencia e tyre DSP Media të premten.

Sipas njoftimit, ato vendosën të ndahen pas një periudhe të gjatë diskutimi dhe debatesh mes agjencisë dhe anëtarëve.

“Ne ju kërkojmë që t’i ofroni shumë mbështetje gjashtë anëtareve të grupit, të cilat do të vazhdojnë rrugëtimin e tyre ndaras”, thuhet në njoftimin e DSP Media, duke falenderuar fansat që “e mbështetën” grupin.

Nuk dihet nëse të gjithë ish-anëtaret e APRIL janë ende të kontraktuar nën DSP Media./UBTNews

Exit mobile version