NATO ka reaguar ashpër pas incidentit ku një dron rus goditi një zonë të banuar në Rumani, duke theksuar se aleanca do të mbrojë “çdo centimetër” të territorit të vendeve anëtare.
Reagimi erdhi pasi autoritetet rumune konfirmuan se një dron i përdorur gjatë sulmeve ruse ndaj Ukrainës ra në qytetin Galați, pranë kufirit ukrainas, duke plagosur dy persona dhe duke dëmtuar disa apartamente.
Në deklaratën e saj, NATO theksoi se po monitoron nga afër situatën në kufirin lindor të aleancës dhe ritheksoi përkushtimin për mbrojtjen kolektive të vendeve anëtare.
“Ne do të mbrojmë çdo centimetër të territorit aleat”, thuhet në reagimin e NATO-s pas incidentit që ka rritur tensionet në rajon.
Ngjarja konsiderohet si një nga incidentet më serioze që nga nisja e luftës në Ukrainë, pasi është hera e parë që një dron godet një zonë të populluar në territorin rumun dhe shkakton të plagosur.
Rumania, anëtare e NATO-s dhe Bashkimit Evropian, ka ngritur vazhdimisht shqetësime për rrezikun e sulmeve pranë kufirit të saj me Ukrainën, ndërsa aleatët perëndimorë druhen se konflikti mund të përhapet përtej territorit ukrainas.
