UBT News

NASA: SHBA-ja do të jetë kombi i parë që vendos energjinë në Hënë

Shefi i përkohshëm i NASA-s, Sean Duffy, ka urdhëruar agjencinë hapësinore amerikane të përshpejtojë planet për vendosjen e një reaktori bërthamor në sipërfaqen e Hënës, me synim furnizimin e misioneve të eksplorimit dhe krijimin e një baze të përhershme.

Sipas një udhëzimi të datës 31 korrik, të siguruar nga CNN, kjo lëvizje synon ta mbajë SHBA-në përpara Kinës dhe Rusisë, të cilat kanë shpallur disa herë planet e tyre për një projekt të përbashkët të këtij lloji deri në mesin e viteve 2030.

Duffy tha se nëse një vend tjetër e realizon i pari këtë, mund të shpallë një “zonë të ndaluar” në Hënë, duke penguar planet amerikane përmes “Artemis”. Misioni “Artemis III”, i planifikuar për 2027, synon të rikthejë njerëzit në Hënë për herë të parë pas më shumë se 50 vitesh, programi ende ka sfida përpara.

Jemi në një garë për në Hënë, në një garë me Kinën. Dhe për të pasur një bazë në Hënë, na duhet energji,” deklaroi Duffy.

Exit mobile version