Një muzikant ukrainas, i cili refuzoi të marrë pjesë në një koncert në rajonin e kontrolluar nga Rusia, Kherson, në jug të Ukrainës, është ekzekutuar, raporton Ministria e Kulturës së Ukrainës.
Dirigjenti Yuriy Kerpatenko, i cili ka punuar me Filarmoninë Rajonale Kherson që nga viti 2000, u qëllua dhe u vra nga forcat ruse pasi ai refuzoi të merrte pjesë në një koncert më 1 tetor.
“Ky koncert ishte synuar nga pushtuesit për të demonstruar të ashtuquajturin ‘përmirësim të jetës paqësore’ në Kherson. Megjithatë, dirigjenti i orkestrës, Yuri Kerpatenko, refuzoi kategorikisht të bashkëpunonte me banorët”, tha ministria në një deklaratë.
Ministria i shprehu ngushëllime familjarëve të muzikantit./UBTNews/