Vedat Muriqi ka qenë në qendër të vëmendjes mbrëmë, duke ndihmuar skuadrën e tij, Mallorca, të barazojë 1-1 me Real Madridin në ndeshjen e javës së parë të La Ligës. Ylli kosovar ka shkëlqyer në fushë, duke shënuar një gol të bukur me kokë dhe duke qenë një kërcënim konstant për mbrojtjen e “Los Blancos”.
Përveç golit, Muriqi ka lënë gjurmë të thella në ndeshje, duke e nxjerrë nga loja Ferland Mendyn me një karton të kuq në fund të takimit. Për performancën e tij të shkëlqyer, ai është shpallur lojtari i ndeshjes, përkundër yjeve të mëdhenj si Kylian Mbappe, Vini Jr, Jude Bellingham dhe Rodrygo.
Mediat spanjolle kanë përshkruar me entuziazëm paraqitjen e Muriqit. E përditshmja “Marca” e titulloi artikullin e saj “Muriqi i vendos kufijtë Real Madridit” dhe theksoi se Mallorca ka sfiduar pritshmëritë e algoritmeve që favorizonin Real Madridin për të fituar titullin para fillimit të sezonit. “Marca” shtoi se një performancë e shkëlqyer nga qendrat anësore dhe Muriqi bënë që kampioni të përjetojë një tronditje.
Gazeta tjetër spanjolle, “Sport.es”, e quajti përmbysjen si “Mallorca e Muriqit hakon Real Madridin dhe i jep atyre tronditjen e parë” dhe vlerësoi ndikimin e madh të sulmuesit kosovar në ndeshje. Performanca e Muriqit është pritur me brohoritje dhe admiracion nga mediat spanjolle, që e kanë cilësuar atë si një faktor kyç në barazimin e papritur të Real Madridit./UBTNews/