UBT News

Muriqi emocionon tifozët e Mallorcas me mesazhin pas sezonit

Vedat Muriqi u ka dërguar një mesazh emocional tifozëve të RCD Mallorca pas përfundimit të sezonit në La Liga, duke shprehur zhgënjimin për mënyrën se si u mbyll edicioni për skuadrën spanjolle.

Sulmuesi kosovar tha se ndien “dhembje dhe trishtim në zemër”, pasi Mallorca nuk arriti objektivat e synuara këtë sezon, megjithatë ai theksoi se skuadra ka luftuar deri në fund në çdo ndeshje.

Muriqi falënderoi tifozët për mbështetjen gjatë gjithë sezonit, duke thënë se përkrahja e tyre ka qenë shumë e rëndësishme për ekipin në momentet më të vështira.

Ai gjithashtu premtoi se skuadra do të punojë për t’u rikthyer më e fortë në sezonin e ardhshëm, ndërsa mbetet një nga lojtarët kryesorë të Mallorcas dhe një prej futbollistëve më të rëndësishëm të Kombëtares së Kosovës.

Exit mobile version