UBT News

Muharremi: Ia kemi për borxh Vokrrit ta bëjmë maksimumin

Sonte mbahet ndeshja mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut nga ora 20:45 në Shkup, në kuadër të gjysmëfinaleve të play-offit në Ligën e Kombeve.

Para ndeshjes, këngëtari i mirënjohur shqiptar, Blero Muharremi, u shpreh ia kemi borxh legjendës së futbollit kosovar, Fadil Vokrri, ta bëjmë maksimumin.

“Djem mendoj që engjëllin e keni mbi supe gjithmonë në këtë fotografi. Me engjëllin emrin Fadil Vokrri e dini shumë mirë që ua kemi borxh. Pavarësisht fitore apo humbje ia kemi për borxh engjëjve tanë të bëjmë maksimumin. Ju të përzgjedhurit e Kosovës keni obligim për ta dërguar mesazhin tek Vokrri deri në fund. Ju them dy emra dhe do të ju motivoj Vokrri & Jashari”, ka shkruar ai krahas një fotografie të publikuar në Instagram./UBTNews

Exit mobile version