UBT News

Mrekulli e Alpeve shqiptare

Në Ditën Ndërkombëtare të Danubit, Kryeministri Edi Rama ndau pamje të luginës së Vermoshit, pjesë e basenit të Danubit, që shtrihet në zonën më veriperëndimore të Alpeve shqiptare.

“Mirëmëngjes dhe me luginën e Vermoshit, mrekullinë e Alpeve shqiptare, në ditën ndërkombëtare të Danubit si pjesë e 19 shteteve ku shtrihet baseni i këtij lumi të madh, ju uroj një ditë të mbarë”, tha Rama.

29 qershori është Dita Ndërkombëtare e Danubit.

Lumi i Vermoshit është i vetmi në Shqipëri që nuk derdhet në detin Adriatik dhe ndryshe nga lumenjtë e tjerë ai rrjedh nga perëndimi në lindje.

Lugina e Vermoshit me dy degët e saj, Lëpushës dhe Grebenit është pjesë e basenit të Danubit.

Me më shumë se 800 000 km2 rreth 12% të Europës kontinentale, baseni i lumit Danub shtrihet në 19 shtete ku bën pjesë edhe zona më veriperëndimore e Alpeve shqiptare.

Danubi vlerësohet si baseni më ndërkombëtar në botë dhe festimeve të ditës kushtuar Danubit iu bashkua edhe vendi ynë.

“Vizitoni luginën e Vermoshit këtë mrekulli të Alpeve shqiptare si pjesë e Danubit të madh”, thuhet në videon e publikuar nga kryeministri Rama.

https://fb.watch/6qCYuiVaIB/

Exit mobile version