UBT News

Mozzik takohet me Robin Krasniqin

Rep-artisti i mirënjohur shqiptar, Mozzik u takua dje me boksierin e njohur shqiptar, Robin Krasniqi, i cili po qëndron në Kosovë.

Mozzik ka publikuar një fotografi ku shihet krah tij, teksa u shpreh se ndonëse janë në profesione të ndryshme, e ndajnë të njëjtin qëllim, t’i tregojnë botës se kush janë.

“‘Nuk ka asnjë sekret në pasojën e suksesit. Ai është rezultat i përgatitjes, punës së madhe dhe mësimeve nga dështimet’ – Kolin Pauell. Me jaranin Robin Krasniqi, kampionin botëror në fushën e boksit. Dytë profesione të ndryshe por dytë të njëjtin qëllim, t’i tregojmë botës kush jemi, të thyejmë rekordet e sukseseve. Të bëjmë krenarë Kosovën e Shqipërinë, e gjithë shqiptarët kudo në botë”, ka shkruar Mozzik./UBTNews

Exit mobile version