Reperi i mirënjohur nga Ferizaj, Mozzik sot feston ditëlindjen e 25-të. Në këtë ditë shumë të rëndësishme për të, ai ka ndarë një video të vajzës së tij, Hanës, e cila ia këndon këngën e ditëlindjes.
Reperi u shpreh shumë falënderues për të gjitha të mirat që i ka.
“Shumë urime për mu, 25. E pikërisht sot 25 vite më dha frymën e parë. Sa falënderues jam për të gjitha të mirat që më rrethojnë, familjen e shoqërinë e shëndoshë, e gjithë fansat që më përcjellin n’çdo moment. I gëzofshim edhe 100 së bashku të gjithë”, ka shkruar ai.
Reperi këtë vit ka realizuar disa projekte shumë të suksesshme, “Madonna”, “PP”, “Baby”, “Veç njo”, e shumë të tjera./UBTNews