UBT News

Mourinho nuk do ta ketë në janar, gjiganti dardan nuk i zhgënjen tifozët e Mallorca-s

Vedat Muriqi vazhdon të jetë një referencë e Majorkës, duke u shndërruar në idhull për tifozët e klubit, brenda dhe jashtë fushës. Sulmuesi 30-vjeçar kosovar ka fituar zemrat e tifozëve dhe gjithçka tregon se ai do të mbetet një figurë kyçe për ekipin deri në fund të sezonit.

Në orët e fundit, mediat turke kanë raportuar se Muriqi është një objektiv i mundshëm i Fenerbahçes, pasi trajneri José Mourinho është në kërkim të një sulmuesi për të zëvendësuar Youssef En Nesyrin. Klubi i Stambollit, aktualisht duke pritur një ofertë prej 30 milionë eurosh për të lejuar largimin e marokenit, po shqyrton mundësinë e përforcimit të sulmit me Muriqin.

Megjithatë, sipas gazetës As, menaxheri i Muriqit ka përjashtuar mundësinë e kalimit të tij në Fenerbahçe gjatë merkatos së janarit. Ylli kosovar ka shënuar 3 gola dhe ka dhënë 2 asistime në 14 ndeshje për Mallorca-n në sezonin 2024-25, dhe po kalon sezonin e tij të katërt me klubin, ku mbërriti nga Lazio. Pavarësisht spekulimeve të merkatos, Muriqi duket i vendosur të vazhdojë të japë maksimumin për Mallorca-n dhe të mbajë tifozët e tij të lumtur deri në përfundim të këtij sezoni./UBTNews/

 

Exit mobile version