UBT News

Mot i ligë në Shqipëri, reshjet shkaktojnë probleme në disa qytete

Në Shqipëri po mbizotëron mot me vranësira, të cilat kanë sjellë reshje në gjithë territorin të shoqëruara dhe me erë të fortë, në veçanti gjatë mbrëmjes. Reshjet intensive kanë përfshirë Shkodrën dhe Vlorën, ndërsa probleme kanë shkaktuar në Durrës dhe Elbasan.

Nga reshjet e mëdha të shiut probleme u shkaktuan në Durrës. Disa kryqëzime rrugësh në lagjet 1, 18 dhe në Plazh e Shkozet janë zgjuar të përmbytura nga ujërat, duke shkaktuar vështirësi dhe vonesa në qarkullim për këmbësorët dhe automjetet. Po ashtu probleme janë shënuar edhe në lagjet periferike të qytetit.

Përkeqësimi i kushteve meteorologjike me gjirin e Vlorës ka bërë që të pezullohet lundrimi i mjeteve të vogla dhe atyre të peshkimit në portin e Vlorës për gjashtë ditët e ardhshme.

Nga reshjet intensive qytetarët e Shkodrës janë mbyllur në shtëpi.

Përderisa reshjet e shiut që kanë rënë gjatë gjithë natës e vijojnë pa ndërprerje edhe të hënën kanë shkaktuar probleme në disa akse rrugore të Elbasanit.

Reshjet e shiut me intensitet të lartë në të gjithë qarkun kanë shënuar rënie gurësh dhe inertesh në disa prej akseve rrugore./TCH

Exit mobile version