UBT News

Moska po angazhohet në diplomaci “të qetë” për shkëmbimin e Griner

Ministria e Jashtme e Rusisë ka thënë se është angazhuar në “diplomaci të qetë” me Shtetet e Bashkuara në lidhje me një shkëmbim të mundshëm të të burgosurve që do të përfshinte yllin e basketbollit, Brittney Griner.

Griner u dënua më 4 gusht me nëntë vjet burg në Rusi për akuza për drogë – vendim ky që presidenti amerikan, Joe Biden, e quajti “të papranueshëm”.

“Diplomaci e qetë është në zhvillim e sipër dhe ajo duhet të japë fryte nëse Uashingtoni e ndjek atë dhe të mos bjerë në propagandë përmes zhurmës mediatike për të fituar pikë përpara zgjedhjeve”, tha Nechayev, një zëdhënës i ministrisë së jashtme ruse, duke iu referuar zgjedhjeve afatmesme në SHBA në nëntor./UBTNews/

Exit mobile version