UBT News

Missy Elliott me yll në Hollywood

Reperja amerikane, Missy Elliott u nderua me yll në Bulevardin e Famës në Hollywood. Elliott u emocionua në këtë ceremoni, teksa shfrytëzoi rastin të falendërojë të gjithë personat që e ndihmuan atë të jetë kaq e suksesshme.

“Kam ardhur në Los Angeles para 20 vjetëve dhe më kujtohet se ecja në këtë rrugë të mbushur me yje dhe e imagjinoja që një ditë ta shihja edhe emrin tim këtu. Është bekim të kesh ëndrra të mëdha dhe ambicie në jetë, dhe më në fund kjo gjë ndodhi. Unë po qëndroj mbi yllin me emrin tim. Dua t’ia dedikoj këtë arritje artisteve dhe motrave të mia të hip-hopit. Dua t’iu them të gjithave që ju dua shumë. Atyre që tani po depërtojnë në këtë industri dhe atyre që do të vijnë në të ardhmen. Por, mbi të gjitha dua t’i nderojë legjendat e këtij zhanri muzikor, si Queen Latifah, Monie Love, Sha-Rock, Angie Stone, Roxanne Shanté, Yo-Yo, MC Lyte dhe Salt-N-Pepa. E di që mund t’i kem harruar disa emra, por të gjitha këto artiste kanë depërtuar në Hip-Hop para meje duke na i hapur dyert të gjithave. Ne qëndrojmë mbi themelet tuaja. Ju vrapuat në mënyrë që ne të mund të ecnim në këtë industri të dominuar nga burrat. Ju lobuat për atë që besonit në mënyrë që ne të ishim rehat në pozicionet tona. Prandaj dua t’iu falënderoj për këtë moment”, deklaroi Elliott gjatë fjalimit të saj emocional.

Missy Elliott Delivers Emotional Speech At Hollywood Walk Of Fame Ceremony

Gjithashtu në këtë ceremoni ishin edhe mikeshat e saj, Lizzo dhe Ciara./UBTNews

Exit mobile version