U votua mbrëmë në Kuvend projektligji për marrëveshjen e Portit të Durrësit.
Mjaftuan vetëm 74 vota pro të Partisë Socialiste, që marrëveshja të miratohej, ndërsa opozita votoi kundër.
Seanca e djeshme parlamentare u shoqërua me debate dhe diskutime të forta mes opozitës dhe pozitës, shkruan Oranews
Kryeministri Edi Rama e quan një ndër investimet më të mëdha në historinë e vendit që “do e kthejë portin e vjetër të Durrësit nga një platformë e zezë si surrati i atyre që e përndjekin Shipërinë që prej 1912 në një prej porteve më të mëdha turstike të Mesdheut”. Por nga opozita kjo marrëveshje quhet një nga aferat më të mëdha korruptive.