Ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla ka pritur sot në takim tenorin me famë botërore, Ramë Lahaj, me të cilin diskutuan shumë tema të realitetit kombëtar e politik.
“Nder i veçantë të takoj sot Ramë Lahaj, zëri shqiptar i Kosovës në operën botërore!Diskutuam bashkë mbi shumë tema të realitetit kombëtar e politik, dhe u dakorduam që Z.Lahaj do të vazhdojë të na ndihmojë në fuqizimin e vlerave tona kulturore-artistike në botë, tani edhe përmes platformës së re të diplomacisë kulturore.”, shkroi Haradinaj-Stublla në Facebook./UBTNews