UBT News

Ministri i Mbrojtjes së Shqipërisë nesër viziton Kosovën

Ministri i Mbrojtjes së Shqipërisë, Niko Peleshi do ta vizitojë nesër Kosovën. Ministri Peleshi do të pritet në takim nga ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Armend Mehaj.

Për vizitën zyrtare të Peleshit kanë njoftuar nga Ministria e Mbrojtjes së Kosovës. Sipas këtij njoftimi takimi do të fillojë në ora 10:30 në Ministrinë e Mbrojtjes. Pas takimit do të ketë deklaratë për media.

“Vizita e ministrit të mbrojtjes të Shqipërisë do të bëhet me 18 maj 2021, ditë e martë, në ora 10:30 në Ministri të Mbrojtjes. Ministrinë e Mbrojtjes të Republikës së Shqipërisë Niko Peleshi do ta pres Ministri i Mbrojtjes i Republikës së Kosovës Armend Mehaj me stafin e lartë të Ministrisë dhe FSK-së. Pas takimeve të dy ministrat do të kenë prononcim për media”, kanë njoftuar nga ministria.

Exit mobile version