UBT News

Milot Rashicës i bie vlera pas formës jo të mirë me Werderin

Njëri ndër yjet e Kombëtares së Kosovës dhe Werder Bremenit, Milot Rashica, tash e një kohë nuk është duke zhvilluar ndeshje të mira me skuadrën gjermane, duke bërë kështu që edhe forma e tij të bie.

Merkaton që lamë pas, ylli nga Kosova nuk arriti që të gjej skuadër të re, rezultat ky që edhe këtë sezon e mbajti në Werder Bremen. Mirëpo Rashicës i ka rënë forma dhe kjo ka bërë që me formën të bie edhe çmimi i tij në treg.

Faqja e cila merret me vlerën e futbollistëve, transfermarkt, e ka vlerësuar Rashicën me 18 milionë euro, vlerë kjo që është ulur për 4 milionë, 22 milionë euro sa kishte në vlerësimin e fundit.

Sido që të jetë, Rashica përkundër vlerës së ulur në tregun e transferimeve, ai ende është i kërkuar nga Bayer Leverkusen, Wolsburg, Leeds United e Leipzig./UBTNews

Exit mobile version