Miliona reagime pas lëshimit të këngës së Pop Smoke ‘Demeanor’ e cila është në bashkëpunim me këngëtaren e njohur shqiptare, Dua Lipa.
Kënga ishte regjistruar para vdekjes së Pop Smoke në shkurt të vitit të kaluar në shtëpi në Los Angeles.

Sipas CNN, kënga e re shfaqet në albumin e dytë pas vdekjes të Pop Smoke, “Faith”, i cili përfshin gjithashtu bashkëpunime me Kanye West, Pharrell, Quavo, 21 Savage, Chris Brown dhe Kid Cudi.
Pothuajse një milion njerëz e pëlqyen postimin e Duas në Instagram që përmbante një fotografi të Pop Smoke të cilën ajo e përdori për të njoftuar publikimin e këngës me titull “Demeanor”./UBTNews