UBT News

Miliarderi japonez zgjedh dy yje të muzikës për t’iu bashkuar udhëtimit të tij në hënë

Miliarderi japonez, Yusaku Maezawa zbuloi të premten se ylli i K-pop, TOP dhe DJ Steve Aoki do të jenë ndër tetë anëtarët e ekuipazhit me të cilët ai planifikon të udhëtojë rreth hënës vitin e ardhshëm. Udhëtimi do të realizohet me një nga raketat e Elon Musk, SpaceX.

Lajmin e konfirmoi vetë Maezawa përmes një shkrimi në Twitter dhe përmes një faqe interneti në atë që ai e quajti projekti #dearMoon.

Manjati i modës dhe ekuipazhi i tij do të bëhen pasagjerët e parë në fluturimin e SpaceX në hënë pasi firmat tregtare, përfshirë këtu edhe Blue Origin të Jeff Bezos, do të hapin një epokë të re të udhëtimit në hapësirë për klientët e pasur./UBTNews/

Exit mobile version