UBT News

Miley Cyrus shënon histori në iTunes me albumin “Plastic Hearts”

Photo by: KGC-138/STAR MAX/IPx 2019 6/30/19 Miley Cyrus is seen performing at Glastonbury Festival, Worthy Farm, Pilton in Somerset. Her father Billy Ray Cyrus and Lil Nas also performed on stage.

Miley Cyrus është bërë zyrtarisht artistja e parë femër ku çdo këngë e albumit të saj “Plastic Hearts” ka arritur të jetë numër 1 në listat e iTunes në mbarë botën.

Ky album përmban hite si “Midnight Sky”, “Prisoner” dhe “Angels like You”. Albumi debutoi në vendin e dytë në tabelën Billboard 200 dhe vazhdon të ketë sukses në iTunes.

Arritja e Miley-t nënkupton se çdo këngë nga ky album ka arritur në vendin e parë në listën e iTunes, në vende të ndryshme të botës. Për shembull, ndërsa “Midnight Sky” mund të ketë qenë numri 1 në Amerikë, “Prisoner” mund të ketë qenë numri 1 në Kanada. Por në përgjithësi, çdo këngë nga ky album ka zënë vendin e parë në tabelën iTunes në të paktën një vend.

Plastic Hearts ishte publikimi i fundit i Cyrus me RCA. Ky album ishte i ndryshëm nga publikimet e saj të mëparshme sepse bazohej kryesisht në zhanret e rock dhe pop. Të ftuar të njohur në këtë album janë Dua Lipa, Billy Idol, Stevie Nicks dhe Joan Jett./UBTNews/

Exit mobile version