UBT News

Milani rikthen interesin për Rasmus Hojlund pas dështimit të Boniface

Kalimi i sulmuesit të Manchester United, Rasmus Hojlund, te Milani mund të kthehet në skenë, pas anulimit të transferimit të Victor Boniface nga Bayer Leverkusen në “San Siro”.

Boniface nuk kaloi testin mjekësor te Milani dhe pritet të rikthehet te Leverkuseni, duke anuluar marrëveshjen që parashikonte huazimin e tij me një tarifë prej 5 milionë eurosh dhe një klauzolë blerjeje prej 24 milionë eurosh, sipas raportimeve të Fabrizio Romano.

Ky zhvillim i jep mundësi Milanit të rihapë negociatat për Hojlund, i cili nuk bën pjesë në planet e trajnerit të Manchester United, Ruben Amorim, dhe është përfolur gjerësisht për një largim nga “Old Trafford”.

Në të njëjtën kohë, Napoli po konsideron huazimin e sulmuesit danez për të forcuar repartin ofensiv, pas dëmtimit të Romelu Lukakut në kofshë në fillim të sezonit.

Tani mbetet të shihet nëse Milani do të paraqesë një ofertë zyrtare për Hojlund dhe do të rivalizojë me Napolin për shërbimet e tij.

Exit mobile version