UBT News

​Milani me tetë mungesa kundër Feyenoordit

Milani po stërvitet në “Milanello” në prag të ndeshjes së Ligës së Kampionëve kundër Feyenoord, por Sergio Conceiçao do të detyrohet të luajë pa tetë lojtarë nesër.

Kuqezinjtë do të udhëtojnë për në Roterdam më vonë sot dhe do të takohen me skuadrën holandeze të mërkurën. Ndeshja e kthimit do të luhet në “San Siro” javën e ardhshme.

Siç raportohet nga “MilanNeës” dhe media të tjera që ndoqën seancën stërvitore të mëngjesit të sotëm, anglezi Ruben Loftus-Cheek nuk ka punuar me pjesën tjetër të ekipit dhe nuk do të jetë i disponueshëm nesër.

Ish-mesfushori i Chelseat nuk është i vetmi lojtar i padisponueshëm për kuqezinjtë. Emerson Royal dhe Alessandro Florenzi janë gjithashtu të lënduar, Yunus Musah është i suspenduar dhe Alex Jimenez, Riccardo Sottil, Ëarren Bondo dhe Luka Jovic janë jashtë listës së UEFA-s së Milanit.

Conceiçao do të japë lajmet më të fundit të ekipit në një konferencë shtypi në Holandë në orët e vona të pasdites.

Exit mobile version