Pasi ka mësuar se Tottenhami do të jetë rivali i tyre në fazën e eliminimi direkt të Ligës së Kampionëve, Milani do të kërkojë tre pikë të reja nga ballafaqimi me Cremonesen në Serie-A.
Trajneri Stefano Pioli do të jetë i hendikepuar për shkak të disa mungesave duke përfshirë edhe sulmuesin kryesor Olivier Giroud i cili u ndëshkua me karton të kuq në fitoren ndaj Torinos.
Nuk përjashtohet mundësia që kuqezinjtë të paraqiten me shumë ndryshime në formacion.
Ndeshja zhvillohet nga ora 20:45 dhe këto janë formacionet e mundshme:
Cremonese (4-2-3-1): Carnesecchi; Aiwu, Hendry, Lochoshvili; Sernicola, Meite, Pickel, Quagliata; Buonaiuto; Tsadjout, Okereke
Milan (4-2-3-1): Tatarusanu; Kalulu, Tomori, Kjaer, Ballo-Toure; Bennacer, Tonali; Messias, Rebic, Leao; Origi