Mijëra shtëpi mbetën pa energji në Mauritius sot pasi erërat e fuqishme të ciklonit goditën vendin ishullor të Oqeanit Indian, përcjell UBT News.
Cikloni tropikal Batsirai kaloi rreth 130 kilometra nga parajsa e festave, duke sjellë rrebeshe të mëdha dhe erëra prej rreth 120 kilometra në orë, me kulminacion prej 151 kilometrash në orë të regjistruar në kryeqytetin Port Louis.
Transporti publik nuk po funksionn, dyqanet dhe bankat janë mbyllur dhe udhëtimet ajrore dhe detare janë ndaluar.
Të paktën 7,500 shtëpi ishin pa energji elektrike pasi erërat rrëzuan pemët në linjat e energjisë elektrike, sipas bordit lokal të energjisë elektrike. Është ndërprerë edhe rrjeti telefonik.
Edhe rihapja e shkollave, të mbyllura që prej nëntorit për shkak të variantit Omicron, nuk mund të bëhej siç ishte planifikuar.
“Kushtet ciklonike do të vazhdojnë në ishull deri në orët e vona të mbrëmjes”, thuhet në një deklaratë nga shërbimi i motit.
Në vitin 2007, dy njerëz u vranë në Mauritius dhe nëntë u lënduan në ishullin francez Reunion kur një ciklon goditi ishujt./UBTNews/