Këngëtarja Michelle Williams, njëherëshit pjesë e ish-grupit muzikor R&B, Destiny’s Child, ku bënte pjesë Beyonce dhe Kelly Rowland, ka ndarë historinë e saj gjatë kohës sa ishin një grup tejet i suksesshëm në industrinë muzikore.
Gjithashtu ajo ndau edhe pjesë kur kishte kohë që ishte në depresion. Kjo sipas këngëtares, ishte si rezultat i shbërjes së grupit, pasiqë ajo ende nuk e kishte planifikuar si të vazhdonte karrierën e vetme.
Ndryshe nga ajo, Beyonce dhe Kelly Rowland vazhduan të bëjnë muzikë të vetme, duke prekur majat e suksesit.
“Më kujtohet paraqitja ime e parë në Grammy në vitin 2000. Më duhej të vishja një fustan të bukur me dy pjesë Escada. Ishte me ngjyrë shampanjë dhe, natyrisht, e koordinuar me veshjet e mikeve të mia. Kjo ishte hera ime e parë në tapetin e kuq dhe hera ime e parë që vishja diçka që kushtonte mijëra dollarë” thekson Michelle.
“Pas kësaj, ne ishim larg – Kelly [Rowland], Beyoncé [Knowles] dhe unë – duke udhëtuar nëpër botë së bashku si Destiny’s Child. Lidhja jonë është e vërtetë dhe më ka sjellë jetë në disa nga momentet e mia më të errëta”. Ajo gjithashtu u hap për eksperiencën e saj me depresion gjatë kohës sa ishte pjesë e grupit. Por që sipas saj, “depresioni i vërtetë” filloi pas shbërjes së grupit në të cilin ajo kishte qenë pjesë për më shumë se gjashtë vite.
“E vështirë të thuash me saktësi atë që ndjen depresioni për mua. Ndonjëherë është një mpirje. Kur është kështu, unë mund të fle për një dekadë. Herë të tjera, është një mpirje e gishtërinjve, ankth që më mban zgjuar gjithë natën. Edhe gjatë kohës që isha në Destiny’s Child, gjithçka ishte atje: depresioni. Unë thjesht isha shumë e zënë, shumë e përqendruar, për t’u përballur me ato mendime dhe ndjenja”, tha këngëtarja.
Ajo shtoi se gjatë gjithë kohës, në këtë betejë të depresionit kishte qenë e vetme, pasiqë nuk e kishte ndarë me miket e saj.
“Beyoncé dhe Kelly nuk kishin ide se me çfarë po luftoja, por kjo është mbi mua. Unë kurrë nuk u thashë një fjalë atyre. Unë madje nuk jam e sigurt që kisha fjalët për të thënë se si ndihesha në atë kohë. Nuk mund ta kuptoja idenë se ne në të vërtetë kemi mbaruar si një grup. Nuk isha gati që ajo të mbaronte vetëm pas gjashtë vitesh“.
“Por duke parë prapa, nuk duhet të isha befasuar aq shumë. Dua të them, emri i albumit tonë të fundit ishte Destiny Fulfilled. Nëse ky nuk ishte një mesazh i qartë i drejtimit tonë, nuk e di se çfarë ishte“, tha ajo.
Michelle shtjellon se si edhe gjatë karrierës në grupin Destiny’s Child, ajo kishte realizuar këngë solo, mirëpo që asnjëherë nuk e kishte menduar të vazhdonte e vetme.
“Kur mendova për të ardhmen? Asgjë! Heshtja që ndjeva gjatë asaj kohe më jehoi në veshët dhe më ra më shumë se çdo notë që mund të luante ndonjë instrument. Reagimi im ishte se kisha nevojë të krijoja muzikë të re vetë” theksoi Williams.
Megjithatë, Williams shpjegon se kjo ishte vetëm pjesë e asaj periudhe, dhe se pas disa viteve ajo vazhdoi karrierën dhe pati sukses edhe e vetme.
“Pastaj erdhi një kohë e shkurtër kur u duk se karriera ime ishte përsëri në rrugën e duhur. Filloi me ofertën për të performuar në muzikalin skenik The Color Purple. Unë madje fitova një nominim për aktoren kryesore në Çmimet e 18-të Vjetore të Teatrit 2008 të NAACP!
Aty mendova: “Mirë, kjo është ajo. Ky do të jetë fillimi i kapitullit tjetër të historisë së Michelle Williams” shtoi ajo.
Megjithatë pas disa përpjekjeve, ajo nuk është se pati ndonjë arritje në muzikë, ndryshe nga Beyonce, e cila me një total prej 28 çmimesh dhe 70 nominimesh nga Grammy Awards, është gruaja më e nominuar dhe këngëtarja më e vlerësuar në historinë e Grammy.
Gjithashtu Kelly Rowland ka qenë e suksesshme duke shitur miliona kopje të albumeve të saj në vitet pas shbërjes së grupit, dhe gjithashtu ishte fituese e çmimeve të Grammy Awards.
(Përktheu dhe përshtati UBTNews)