Nipi i Michael Jackson, Jaafar Jackson, do të luajë “Mbretin e Popit” në filmin e ardhshëm biografik “Michael”.
“Jam i përulur dhe i nderuar që do të sjellë në jetë storien e xhaxhait tim, Michael. Për të gjithë fansat e mi në të gjithë botën, shihemi së shpejti”, ka shkruar ai në Twitter.
Këngëtari dhe tekstshkruesi, i riu Jackson tha se babai i tij, Jermaine, një ish-anëtar i pop band-it, “Jackson 5”, e inkurajoi atë të merret me muzikë.
Disa fansa kanë vërejtur ngjashmëritë e 26-vjeçarit me këngëtarin e njohur.
Regjisori Antoine Fuqua tha se është krenar që nipi i tij do ta portretizojë rrugëtimin e njeriut që u bë “Mbreti i Popit”.
Shkruar nga dramaturgu fitues i Tony-t, John Logan dhe prodhuar nga Graham King, i cili ka punuar në filmin biografik të Freddie Mercury “Bohemian Rhapsody”, ky është vetëm një nga shumë prodhime rreth këngëtarit legjendar, por kontrovers të pop-it. Ai vdiq në vitin 2009 në moshën 50-vjeçare.
Filmi biografik do të rrëfejë edhe mbi akuzat për sulme seksuale me të cilat Michael Jackson është përballur vazhdimisht, të cilat ende janë të paqarta./UBTNews/