Shërbimi i Sigurisë, i njohur edhe si MI5 nuk reagoi shpejt për të parandaluar sulmin vetëvrasës ku mbetën të vdekur 22 persona në një koncert të Ariana Grandes në Manchester Arena në vitin 2017, përfundoi një hetim publik këtë të enjte.
Gjykatësi John Saunders, i cili udhëhoqi hetimin për sulmin në Manchester Arena, tha se një oficer i MI5 pranoi se ata kishin marrë raporte nga inteligjenca mbi sulmuesin vetëvrasës, Salman Abedi dhe thanë se ai mund të jetë një shqetësim i mundshëm i sigurisë kombëtare, por nuk këtë çështje shpejt me kolegët e tij.
“E zbuluam se humbën një mundësi për të ndërmarrë veprime që mund të kishin parandaluar sulmin”, deklaroi ai.
Në një deklaratë të rrallë televizive, drejtori i përgjithshëm i MI5, Ken McCallum, tha se i vjen “thellësisht keq që MI5 nuk e parandaloi sulmin”.
Saunders tha se nëse MI5 do të kishte vepruar në bazë të raportit të inteligjencës që ka marrë, mbase do të mund ta kishin ndalur Abedin në aeroportin e Mançesterit gjatë kthimit të tij nga Libia katër ditë para sulmit ose ndjekjen e tij gjatë ditës së sulmit./UBTNews/