UBT News

​Mexhiti: Gjykata Kushtetuese duhet të jetë mbrojtëse e marrëveshjeve politike themelore

Zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti, ka thënë se Gjykata Kushtetuese duhet të jetë garantuese e barazisë kushtetuese dhe mbrojtëse e marrëveshjeve politike themelore

Në seancën e posaçme për shënimin e 24 vjetorit të nënshkrimit të Marrëveshjes së Ohrit, ai tha se po punojnë për krijimin e një barazie reale.

“Qeveria që përfaqësoj është e përkushtuar në ndërtimin e një sistemi ligjor dhe institucional që garanton barazi reale, jo vetëm formale. Gjykata Kushtetuese në vendet sikur i joni duhet të jetë garantues i barazisë kushtetuese, duhet të jetë mbrojtëse e marrëveshjeve politike themelore, e mekanizmave që burojnë nga një marrëveshje paqësore. Ajo duhet t’i respektojë dhe interpretojë me qëllim ruajtjen e balancit etnik në shtet”, tha Mexhiti.

Marrëveshja e Ohrit u nënshkrua më 13 gusht 2001 në Ohër, duke i dhënë fund konfliktit të armatosur mes forcave të sigurisë dhe Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare. Dokumenti u negociua me ndërmjetësimit e komunitetit ndërkombëtar, përfshirë përfaqësues të SHBA-së dhe BE-së.

Exit mobile version